Beteja ligjore Johnny Depp dhe Amber Heard

Nis beteja ligjore mes dy yjeve të Hollivudit, Johnny Depp dhe Amber Heard. Johnny Depp ngriti një padi tre vite më parë për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Heard, pasi ajo e akuzoi për dhunë në familje. Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nis pas tre vitesh beteja ligjore mes dy ish bashkëshortëve, aktorit të “Pirati I Karaibeve” Johny Deep dhe Amber Heard. Avokatët e kësaj të fundit deklaruan në Gjykatën e Virxhinias se Depp, abuzoi fizikisht dhe seksualisht me ish gruan e tij.

Elaine Bredehoft, një nga avokatet e Heard, detajoi abuzimin e supozuar në deklaratën e saj të. Ajo i tha jurisë se do t'u shfaqen fotografi që “tregojnë mavijosje, buzë të prera, tregojnë flokë të shkulur”, -tha Bredehoft.
"Ai ka një inat të madh," -tha ajo. “Është gjatë këtyre tërbimeve që zoti Depp u përfshi në abuzim verbal, emocional, fizik dhe seksual të Amberit. Përbindëshi dilte kur pinte dhe kur merrte drogë”.

Avokatët e Depp kundërshtuan akuzat si të pavërteta dhe me një ndikim "shkatërrues" në karrierën e tij në Hollywood. 58-vjeçari ngriti një padi për shpifje kundër 35-vjeçares Heard pasi ajo dha një intervistë për “The Washington Post” në dhjetor 2018, ku e përshkroi veten si një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje".

Aktorja nuk e përmendi emrin e Depp, të cilin e takoi në vitin 2009 në xhirimet e filmit "The Rum Diary", por, aktori e paditi atë duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Heard, e cila ishte e martuar me Depp nga 2015 deri në 2017, u kundërpërgjigj, duke kërkuar 100 milionë dollarë dhe duke pretenduar se ajo pësoi "dhunë fizike dhe abuzim të shfrenuar" nga duart e tij.

Një trupë prej shtatë anëtarë jurie dhe katër zëvendësve po shqyrton çështjen midis Depp dhe Heard, të cilët kishin një rol kryesor në filmin "Aquaman". Të dy Depp dhe Heard pritet të dëshmojnë, së bashku me aktorët James Franco dhe Paul Bettany dhe miliarderin Tesla, Elon Musk, ish i dashuri i Heard. Gjyqi, i kryesuar nga gjyqtarja Penney Azcarate, pritet të zgjasë disa javë.