Njihuni me gruan që fiton 12 mijë euro në muaj duke ngrënë dhe luajtur belin para kameras
Një grua u bë virale në Tik Tok me videot ku ajo kërcen dhe lëviz barkun e shëndoshë.
Antonia Graham, 25 vjeçare nga Anglia ka arritur të grumbullojë 357 mijë followersa në Tik Tok që nga muaji prill të vitit të kaluar kur i tregoi botës barkun e saj.Videoja u pa 7.6 milionë herë.
Gruaja zbulon se ajo fiton gati 12 mijë euro duke ngrënë para kamerës.
Ndjekësit e saj janë rritur teka ajo postonte video pozitive dhe gazmore me peshën e saj si dhe video duke ngrënë,
Gruaja thotë se ngrënia para kamerës e ka mësuar të dojë trupin e saj.
“Kam luftuar shumë me peshën time deri vitin e kaluar, isha në dieta dhe madje bëra një agjërim pesëditor me ujë me shpresën për të humbur peshë. Por nuk ndodhi
“Por vitin e kaluar u bë virale një video, ku unë bëja një shaka për peshën time dhe ajo arriti miliona njerëz’ thotë Antonia e cila është dhe nënë e tre fëmijëve.
Për të realizuar videot I duhen disa ditë të javës.
Ajo thotë se shumë gra i shkruajnë dhe thonë se kanë gjetur paqen me veten e tyre duke parë videot.