Këngëtari Benito: Në Shqipëri më duan më shumë sesa në Kosovë. Flet për bashkëpunimin me Soni Malajn

 

Berat Haskaj i njohur për publikun si “Benito” është këngëtari kosovar i cili identifikohet me së shumti me zhanerin e muzikës Hip-Hop. Para se të niste rrugëtimin e tij drejt muzikës, Benito ishte një ndër kërcimtarët grupit “Future steps”. Në vitin 2019 Benito filloi të eksperimentonte edhe në muzikë duke mos e lënë asnjëherë kërcimin artisti filloi të krijonte stilin e tij në Hip-Hop.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, artisti rrëfeu rrugën drejt muzikës, rrugë sipas tij me sfida por shumë e bukur. Këngëtari tha se në Shqipëri e duan më shumë sesa në Kosovë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin me këngëtaren e mirënjohur Soni Malaj.

“E kam nisur karrierën si balerin. Më pas u takova me disa producentë dhe bëra këngën e pare dhe rezultoi shumë mirë. Tregu është i komplikuar. Duhet të bësh ose diçka të madhe ose hiç. Unë jam Benito, jam vetvetja, edhe stili më bën të veçantë. Soni Malaj mi ka hapur dyert, Stine gjithashtu. Por disa të tjerë më kanë mbyllur dyert, por nuk më kanë demoralizuar, më kanë shtyrë të punoj më shumë. Jam në rrugë të mbarë, jam duke punuar për një projekt të ri, që do të vijë në qershor. Në Shqipëri më duan më shumë sesa në Kosovë. Jam duke parë për të bërë një koncert në Shqipëri. Bashkëpunimi me Sonin ishte i veçantë. Pasi folëm në Tiranë, gjetëm një projekt shumë të mirë dhe e realizuam. Marrëdhëniet me Sonin i kam shumë të mira, jam shumë i lumtur që kam bashkëpunuar me të”. – është shprehur ai.