Parukieri turk do të martohet në Shqipëri!
Shqipëria është shtëpia e madhe për çdo njeri qoftë vendas apo i huaj. Një vend i vogël, por që oforn shumë për miqtë e saj, të cilët e ‘shfrytëzojnë’ për të jetuar e punuar dhe pse jo edhe për tu vendosur përgjithmonë këtu.
I tillë është edhe rasti i Onurit nga Turqia ku me një vizitë në Shqipëri ai vendosi të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë.
Dajana: Onur si të gjej në Kosovë? Pse ke lënë Turqinë dhe ke zgjedhur të vish në Shqipëri?
Onur: Shqipëria më pëlqen shumë dhe fillimisht kam ardhur për një pushim këtu
Dajana: Si të duket jeta në Shqipëri në krahasim me atë që ke bërë në Turqi?
Onur: Në Turqi kam punuar për një kohë të gjatë dhe më pas erdha në Shqipëri dhe këtu më duket mirë e më pëlqen
Dajana: Tani që e ke zhvendosur punën në Shqipëri, ke vëndosur të martohesh me një shqiptare?
Onur: Po, po , po kështu po mendoj, por kismet!
Dajana: Të pëlqejnë më shumë vajzat shqiptare?
Onur: Po këtu ka shumë goca të bukura
Dajana: Onur ka ndodhur që një person publik t’i ka kërkuar flokët pa para?
Onur: Pa para? Nganjëherë po mi kanë kërkuar që t’a bëj këtë. Madje më thonë se kanë dëshirë t’i bëjnë dhe pagesën e duan me marketing në rrjete sociale
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
