Magjia e Eurovizionit/ Xhesika Polo: Një gol i imi, por nuk është ai hapi im i rradhës
Ajo është Xhesika Polo, një talent që ka marrë jo vetëm vëmendjen e publikut, por është vlerësuar shumë shpesh edhe nga kritika për zërin e saj shumë të vëçantë. Ëndrra për në Eurovizion është gati-gati për të gjithë këngëtarët për të prekur magjinë e asaj skene aq të madhe e për këtë ka një koment edhe Xhesi.
E ftuar në D-Night në Rtv Ora ajo tha se do të ishte një nga golet e jetës, por jo shumë të afërt në projektet e saj.
Dajana: Xhesika në Eurovizion?
Xhesika Polo: Po, patjetër është një nga golet e mia, por jo shumë të afërta sepse mendoj se është diçka që pret dhe nuk është ai hapi im i rradhës. Por, asnjëherë nuk i dihet se fundja mund të dalë diçka shumë e bukur dhe “fap” e gjen veten
Dajana: Ke menduar ndonjëherë të largohesh nga Shqipëria?
Xhesika Polo: E kam menduar deri më përpara, por tani mendoj që jo. Shqipëria sigurisht që nuk është vendi më perfekt qoftë të jesh artist apo një njeri që nuk i intereson opinion të tjerëve dhe njerëzit duan medoemos që të të ndryshojnë nga një copëz gjithsecili që të takon. Kam arritur në komoditet me veten duke pasur njerëz shumë të mirë afër vetes, i kam zgjedhur i kam selektuar duke gjetur vendet që mua më bëjnë të ndihem komode qoftë edhe për pjesën e muzikës. Është shumë e vështirë, por jam e sigurt se edhe nëse do të shkoja jashtë nuk do e kisha fushë me lule sepse patjetër do e filloja çdo gjë nga zero.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në likun më poshtë:
