“Dashuri dhe turbulenca”/ Rudina Dembacaj: Në premierë se pamë dot publikun. Po bëj gati filmin e dytë
Filmi “Dashuri dhe turbulenca” pati premierën e tij më 7prill. Një film që vjen pas suksesit të shfaqjes”Boeing-Boeing”,të mban mbërthyer pas ekranit. E ftuar në “Jeto me Orën”, në RTV Ora, bashkë producentja dhe aktorja e mirënjohur Rudina Dembacaj duke folur për filmin tha se ai është zhvilluar në kohë rekord.
Emocioni më i madh për aktoren ka qenë padyshim kur e bija ka parë filmin. Teksa foli për projektet e reja, ajo zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një film tjetër.
“Produkt dhe rezultat i punës në teatër. Pse mos ta përshtatnim në film. Jam bashkë-producente sepse është puna që di të bëj më mirë. Është bërë në kohë rekord. Thashë që sponsorët do ti gjeja unë. Kur ia thashë Markut, ai më tha nëse si gjen,do të t’i jap unë. Katër ditë para premierës, asnjëri nga ne nuk fliste, nuk përqendrohej. Unë isha e tensionuar, nuk dija si do të perceptohej. Votat i jep publiku, sado i mirë të jetë materiali, duhet t’i pëlqejë publikut.
“ Jam e lumtur sepse filmi shkon kudo, ai është në kinema dhe shihet kudo. Emocioni më i madh është kur Viktoria shprehu dëshirën për ta parë. Ajo e ka parë 3 herë. Ndjeva emocion kur mora përgëzimin e saj.
Natën e premierës dolëm para publikut dhe dolëm jashtë, nuk e shihnim dot para publikut. Na zuri ankthi, tensioni. Pyesnim gjithë kohës si po shkon. Ka qenë dehje lumturie në fakt.
Të dielën që isha pushim nisa filmin e dytë. Genti ka nisur të shkruajë skenarin, po mendoj sponsorat, aktorët.
Shpirti im nuk fle kurrë. Dashuroj çdo gjë që bëj. Bota e filmit është magjike, teatri ka publik të caktuar që të ndjek por më mungon shumë. Do të rikthehem për një monokomedi”, tha Rudina.

