Nusja e vjehrra/ Rilindja Velaj: Publiku kërkon këngë me fabula nga jeta e përditshme

Rilinda Velaj  është këngëtarja që lindi dhe u rrit në qytetin e bukur të Përmetit. Bijë e kësaj zone që nuk ka reshtur kurrë së kënduari për origjinën e saj. Këngëtarja përmetare pasionin për muzikën e kultivoi në moshë fare të vogël ndërsa në repertorin e saj tani numëron disa këngë.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, këngëtarja flet për projektet dhe jo vetëm.

“E kam nisur rrugën drejt këngës që fëmijë, më pas duke marrë pjesë në aktivitete, ndërsa më vonë repertori im nisi të numëronte disa këngë .Kënga që kam më përzemër “Mos u hidh lule më lule”. Kjo më ngre peshë. Këngët janë si fëmijët. Jam duke punuar për një projekt të ri. Publiku më tepër preferon këngët tipike, ato me fabula të caktuara, si ajo me nusen dhe vjehrrën. Në familje jemi të gjithë nga pak artistë, babai, xhaxhai por unë jam pak më e veçanta, këngëtarja”.- tha ajo.