Më “vodhi” çmimin e parë, Xhesika Polo: Pranoje publikisht që unë e meritoja/ Për kë bëhet fjalë?

Xhesika Polo njihet për natyrën e të thënurit gjërat troç dhe pa dorashka. Prej vitesh në skenë, me një zë fantastik dhe e dashuruar pafund me muzikën live.

Të gjithë e mbajmë mend kur ajo konkurroi në X-Factor, një program që zbulonte talented he Xhesit i eci goxha mirë rrugëtimi i saj.

Por, mesa duket ka një peng të vogël nga e kaluara nëse mund t’a themi kështu dhe iu ftoj t’a zbulojmë sëbashku se për çfarë bëhet fjalë.

Dajana: Meqë njeri nuk shan dot se i lëndon, unë do t’a devijoj pyetjen dhe do t’a bëj kështu: Mendon se… jo këtë se bëj se nuk më sjell lajm {Xhesika qesh} Moj kush këngëtar të pëlqen dhe kush është duke kënduar kot moj motër?

Xhesika Polo: {qesh} Ëëëëë…nuk do t’a them di që këngëtarë të preferuar kam… shiko do të ta bëj këtë lajm…

Dajana: Shiko zemër dua të jesh vetja sepse nuk ma ndjen për klikime se mua më ndjekin njerëzit live

Xhesika Polo: Këngëtarë të preferuar për momentin kam mikun tim shumë të mirë Alban Ramosaj që do sjellë edhe gjëra shumë të bukura dhe dua të përmend një detaj: Në 2012 në X-Factor kam pasur një vajzë që më ka vjedhur çmimin e parë dhe është Sheila Haxhiraj.

Por, Sheila sot është mikesha ime shumë e mirë dhe unë dua t’i them që të dali publikisht që unë e meritoja {qesh}

Sheila po bën këngë shumë të bukura me Marko Polon dhe ne i kemi bërë pjesë të familjes edhe pse vitet kalojnë njëriu i shëron plagët. Kjo ishte gjëja që kisha për të thënë!

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në likun më poshtë: