Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

Diana Galicaj humbi jetën pasi doli nga rruga me makinën që drejtonte, Volkswagen Lupo.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, 13 prill, në Castelmassa , në provincën e Rovigo.

Nga hetimet paraprake u konstatua se pasi doli nga rruga makina u përmbys në afër gardhit të një shtëpie. E reja u nxor nga kabina e makinës nga Brigada e Zjarrfikëses  por përpjekjet për ta shpëtuar ishin të kota.

Diana Galicaj, me origjinë nga Shqipëria , kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti në Polesine , ku kishte gjetur një punë në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo, shkruajnë mediet italiane.

Policia po heton për shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 24-vjeçarja

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 24-vjeçarja