Si nëpër filma! 20 vjeçari në kërkim për kokainë shtyp civilin e antidrogës italiane me makinë, arratiset

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Itali mes një të riu shqiptar dhe efektivëve italianë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një 20-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar policisë, teksa kjo e fundit po e arrestonte duke qenë se i riu emri i të cilit nuk është bërë publik po kërkohej për trafik  droge.

Si ndodhi ngjarja?

Policia italiane ishte vënë në kërkim të 20 vjeçarit shqiptar pasi ai dyshohej për trafik droge.

Kur i riu shqiptar është pikasur në Viale Borri në Varese  nga agjentët e antidrogës të veshur si civilë teksa lëvizte me një Opel Meriva, ata e kanë ndaluar atë. Në atë moment 20 vjeçar e ka kuptuar se ata janë efektivë të policisë italiane dhe ka ndezur makinën e tij duke goditur me  mjetin e tij dhe njërin prej efektivëve.

Efektivi i policisë përfundoi në spital, dhe për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën. Në këtë moment shqiptari i ka ikur policisë.

Kjo e fundit  kërkoi 20-vjeçarin, por pa rezultat pasi ata gjetën vetëm makinën e të riut.

Në po të njëjtin operacion, policia italiane arrestoi një nga bashkatdhetarët e 20 vjeçarit të cilët kërkoheshin gjithashtu për kokainë dhe marijuanë.

Agjentët e antidrogës zbarkuan në prej shtëpive të tyre duke arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me 1 kilogramë kokainë dhe tre kilogramë marijuanë.