"Kemi nevojë për më shumë armë", Zelensky kritikon vendet evropiane: Nafta ruse e paguar me para gjaku
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse se “fitojnë paratë e tyre në gjakun e të tjerëve”.
Në një intervistë për BBC nga zyra e tij në Kiev të enjten, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë. Ai i akuzoi se po përpiqen të bllokojnë përpjektjet për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë £ këtë vit - një rritje prej më shumë se një e treta krahasuar me vitin e kaluar.
Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës ndaj Gjermaninë, e cila ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani ka rezistuar ndaj thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.
"Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje biznesi dhe parash," tha Zelensky.
“Është çështje për mbijetesë.”
Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjet për furnizimin me më shumë armë të Ukrainës duke thënë se ato nuk po merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.
"Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane, ata po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë," tha ai.
"Por ende ne kemi nevojë për ndihmë më të shpejtë. Fjala kyçe është tani."
