Si të ndalosh një kundërsulm në sekondat e fundit? Trajneri bën të pamendueshmen (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2022, 21:28
Nga Spanja na vijnë disa pamje që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Në futbollin rajonal të Madridit në ndeshjen mes Villanueva del Pardillo dhe Colmenar Viejo, një trajner gjen zgjidhjen ideale sesi të ndalojë një kundërsulm të rrezikshëm në sekondat e fundit të lojës.
Villanueva del Pardillo sapo kishte barazuar rezultatin në 1-1 dhe po tentonin të gjenin golin e dytë duke u nisur në një kundërsulm në minutën e 89’ por Ivan Munoz, zv.trajneri i miqve vendos të futet në fushë dhe të ndalë aksionin e lojtarit vendas.
Veprimi shkaktoi dhe një sherr mes të gjithëve aty ndërsa trajneri mori karton të kuq. Ndiqni pamjet..
