Legjenda Pele reagon i përlotur për luftën në Ukrainë

Legjenda Pele vijon të luftojë me problemet me shëndetin teksa po bën disa kimio terapi. Gjithsesi 81-vjeçari duket se po ndjek gjithçka që ndodh në botë dhe me një status në Instagram ai ka reaguar i përlotur për luftën në Ukrainë dhe jo vetëm.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”, ka shkruar Pele.

Pele është i fundit nga emrat e mëdhenj të sportit në botë që kërkon që lufta në Ukrainë të përfundojë teksa mesazhi i tij vjen dhe në një moment shumë kritik për të teksa po lufton për jetën./Ora News/.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)