Ndryshon renditja historike e UEFA-s. Si ndahen milionat për klubet e mëdha

Në renditjen historike të publikuar nga UEFA për klubet europiane ka ndryshime. Është Juventusi që ka përfituar më shumë duke kapërcyer në këtë klasifikim historik të klubeve më të mira të Europës.

Bardhezinjtë edhe pse nuk kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League, në fakt janë gati të bëjnë një parakalim historik ndaj Chelsea dhe Atletico Madrid dhe të kalojnë në vendin e katërt në renditjen historike/dhjetëvjeçare të UEFA-s, që bazohet në paraqitjet e dhjetë viteve të fundit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është një renditje mjaft e rëndësishme, duke qenë se në bazë të kësaj renditjeje klubeve që luajnë Champions League u shpërndahen 600.6 milionë euro, të ndara proporcionalisht në raport me pozicionin e secilit klub.

Në rastin konkret, totali - më shumë se 600 milionë të përmendura më sipër - ndahet në "aksione koeficient". Çdo kuotë e koeficientit kap vlerën e 1,137,500 milionë eurove (1,108 milionë euro në 2018/21). Ekipi me renditjen më të ulët do të marrë një pjesë të vetme të koeficientit (1,137 milionë euro).

Çdo pozicioni në këtë renditje do t'i shtohet një kuotë, kështu që skuadra e renditur në krye do të marrë 32 kuota me koeficient (36.38 milionë euro kundrejt 35.46 milionë euro që merrte në sezonin 2018/21).

Më konkretisht, Juventusi merrte 30 mln Euro kur ishte në vend të gjashtë dhe tani në vend të katërt do të marrë 33 mln Euro vetëm nga kjo renditje e cila vjen e plotë si më poshtë:

Real Madrid – 361 pikë

Bayern Monaco – 320

Barcellona – 286

Juventus – 250

Chelsea – 242

Atletico Madrid – 235

PSG – 229

Manchester City – 218

Liverpool – 210

Manchester United – 208./Ora News/.