Shihni si qeshën te Bayerni kur mësuan shortin me Villarrealin. Futbolli u dha një mësim! (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 18:21
Mbrëmë Villarreali i dha një leksion futbolli dhe përulësie Bayern Munchen. Bavarezët nuk arritën të fitonin asnjë nga dy përballjet e çerekfinales së Championsit dhe ndoshta e kishin marrë me sportivitet këtë ndeshje.
Gabimin duket se e ka bërë Drejtori Sportiv, Salihamidziç sot është “masakruar” në mediat sportive pasi i kanë kujtuar sjelljen e tij sapo mori vesh kundërshtarin nga shorti i Championsit.
Mund të shihni në video që ai qesh kur moderator i Bayern TV i thotë një short i mirë…”Le ta themi që është një short shumë i menaxhueshëm për ne” i përgjet Salihamidçiz duke qeshur.
Përulësia u mungoi bavarezëve që nga drejtuesit dhe sot ata janë jashtë Championsit me meritë!/Ora News/.
