Tare mund ta shesë 10-fish më shumë mesfushorin serb të Lazios

PSG nuk heq dorë nga shpenzimet e çmendura. Goditja e madhe e kësaj vere mund të bëhet nga Serie A dhe më saktësisht nga kryeqyteti italian. Igli Tare e bleu më shumë se 6 vite më parë për 8 mln. Euro dhe tashmë mund ta shesë për 10-fishin e kësaj vlere. Bëhet fjalë për mesfushorin serb, Milinkovic-Savic, i cili po bën gati valixhet për të nisur një eksperiencë të re larg Romës.

Leonardo ka gati ofertën që mund të bindë presidentin Claudio Lotito ta pranojë poa u menduar dy herë pasi gjendja financiare e klubit kryeqytetas nuk është e mirë dhe një shumë e tillë do t’i shërbente Tares për të bërë një merkato komode në verë.

Në garë për Milinkovic Savic ka qenë edhe Juventusi por oferta e fundit e parizienëve thyen konkurrencën e bardhezinjve që duhet ta hedhin grepin diku tjetër.