Liverpool në gjysmëfinale me goleadë. Man. City kalon në betejën e Wandas (Video)
Liverpool dhe Man. City janë në gjysmëfinalen e Champions League. Nuk pati surpriza të mëdha edhe pse rezultatet ishin disi të tilla pasi Liverpool luajti, dominoi shënoi por në fund barazoi 3-3 në “Anfield Road” ndaj Benficës.
“The Reds” vinin pas një fitore 3-1 në ndeshjen e parë dhe luajtën pa presion duke e çuar sërish në 3-1 ndeshjen me një dygolësh te Firmino dhe Konate por miqte u hodhën tërësisht në sulm dhe me Yaremchuk e NuNez në fund e çuan sfidën në barazim 3-3. Asnjë problem për Klopp që kalon kështu në gjysmëfinale dhe do të përballet me Villarrealin e surprizave.
Në “Wanda” ndërkohë ishte një betejë e vërtetë mes Atl. Madrid dhe Man. City. Skuadra e Guardiolës fitoi 1-0 të parën në sfidën ku Simeone parkoi autobusin dhe synimi sot ishte i qartë. Të fitonte 1-0 për ta çuar në shtesë dhe për pak ia arriti.
Në fraksionin e parë ishte sigurisht Man. City shumë më lart, ashtu si në ndeshjen e parë por vendasit ishin efikas në prapavijë dhe në të dytën u hodhën në sulm. 8 gjuajtje kreu ekipi i Simeones në pjesën e dytë dhe pas sukses edhe pse minutat finale ishin të tensionuara. Një barazim final 0-0 që me meritë kualifikon Man. City që tashmë do të ketë një finale të parakohshme ndaj Real Madridit në gjysmëfinale./Ora News/.
