Federata Norvegjeze: Tifozët dhe lojtarët LGBT të rrezikuar në Botërorin e Katarit
Norvegjia vijon të jetë kritike ndaj Katarit, si për kushtet çnjerëzore të punëtoreve që kanë ngritur stadiumet e këtij vendi për Kupën e Botës, tani edhe për komunitetin LGBT.
Presidentja e kësaj Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness ka theksuar sërish mungesën e garancive nga Katari në lidhje me të drejtat LGBT në Kupën e Botës.
Siguria e tifozëve dhe lojtarëve LGBT në Katar nuk është ende e garantuar, sipas saj duke përsëritur paralajmërimin që bëri në fund të marsit para kongresit të FIFA-s.
“Kur i jepet Kupa e Botës një vendi ku stili i jetesës LGBT është i ndaluar, futbolli duhet të sigurojë që të gjithë tifozët dhe lojtarët të kenë akses në turne. Për momentin nuk është kështu. Ata kanë filluar të shesin bileta, por ndalesat janë ende në fuqi. Ne duhet të sigurohemi që këto ligje të pezullohen gjatë Botës (18 Nëntor-21 Dhjetor) dhe të bëhen publike”, tha Klaveness në një intervistë për agjencinë gjermane SID.
Ndërkohë, situatë tjetër duket në anën tjetër ku nuk ka asgjë për t'u shqetësuar sipas udhëheqësve të Katarit. Organizatorët e Kupës së Botës sigurojnë rregullisht se anëtarët e komunitetit LGBT do të mirëpriten pa diskriminim dhe se çiftet homoseksuale do të jenë në gjendje të ndajnë të njëjtën dhomë hoteli, pavarësisht ligjeve që kriminalizojnë homoseksualitetin në vend./Ora News/.
