Mos e humbisni. Rivalja i qeth flokët lojtares australiane. Arsyeja do t’iu emocionojë (Video)

Aivi Luik, futbollistja australiane u bë protagoniste e një gjesti të mrekullueshëm në fund të miqësores mes kombëtares së saj, Australisë dhe Zelandës së Re.

Pas ndeshjes së luajtur në fushë, të gjithë vëmendjen e mori pikërisht Luik e cila u ul në një karrige ndërsa rivalja e saj Rebekah Stott mori një makinë duke i qethur pothuajse zero flokët e rivales së saj.

Siç mësohet, futbollistja i ka qethur flokët në shenjë solidariteti me vëllain e saj të vogël Noah, i cili po lufton me një sëmundje të rëndë, tumor në tru. Ishte një veprim shumë emocionues po ta mendosh që rivalja e saj, Stott në fakt vetëm pak muaj më parë mposhti limfomën Hodgkin ku pas një viti betejë arriti ta fitonte.

Pikërisht kjo zgjedhje jo e rastësishme, zgjoi shumë emocione dhe solidaritet, si dhe krenarinë për të parë dy kundërshtarë në fushë të bashkuar për të luftuar një betejë kaq të rëndësishme. Aivi Luik e bëri këtë gjest për të përmbushur një premtim ku pak ditë më parë nisi të mblidhte fonde për villain e tij që po lufton dhe premtoi se nëse do të arrinte të grumbullonte 30 mijë euro, do t'i hiqte flokët.

Rezultati në fund ishte më shumë se befasues pasi kanë mbetur 3 ditë për të arritur shifrën, e cila fatmirësisht po rritet dita ditës./Ora News/.