Ish sulmuesi francez rrëfen sesi e mashtruan dhe shmangu falimentimin

Ludovic Giuly ka vendosur të thyejë një tabu, atë të vështirësive financiare që kalojnë ish-futbollistët.

Ish-sulmuesi, i cili kaloi disa Aventura sa te Lyon, Monaco, FC Barcelona, ​​PSG apo edhe AS Romë, tha të enjten në një intervistë për “Le Parisien” se ai kishte qenë viktimë e investimeve të këqija dhe këshillave të këqija. Ai e pranoi se  ndihet sikur e kanë mashtruar.

“Në fund të karrierës sime, në vitin 2016, vendosa të blej rezidencën time kryesore. Këshilltari im më tha se ishte më mirë ta merrja me qira. Unë mandatova një ndërmjetës dhe aty mësoj se kam tejkaluar kufirin ligjor të borxhit dhe se nuk kam të drejtë të marr kredi. Bankieri më shpjegoi se paratë e mia ishin lënë peng për të rimbursuar investimet në shtëpitë e të moshuarve nga Sportinvest”.

Ish sulmuesi i Barcelonës shpjegoi se kishte zbuluar një mashtrim për ta zhvatur por arriti të reagonte në kohë edhe pse kishte pësuar disa humbje të konsiderueshme.

"Kontaktova kompaninë dhe shqyrtova dosjen ku vura re se po më detyronin të shlyeja kreditë me pothuajse 6% kur ato mund të rinegocioheshin për shumë më pak. Nuk kisha shumë kohë në dispozicion dhe më duhej të kaloja përmes avokatëve. Aty zbuluam se të gjitha shtëpitë e të moshuarve që u detyrova të blija ishin të paguara tepër. Vlera e investimit ishte mezi 3.5 milionë Euro, ndërsa unë kisha paguar 5.3 (investimi i tij fillestar). Gjiashtu edhe rendimenti i investimit ishte dy ose tre herë më pak se sa ishte premtuar. Unë guxoj të flas sot në vend të shumë njerëzve që kanë turp që janë mashtruar dhe i ftoj ta bëjnë duke denoncuar”, u shpreh ish sulmuesi francez tashmë i angazhuar edhe si analist dhe komentator ndeshjesh./Ora News/.