Kalaja: Të gjitha adhurimet në islam e kanë çështjen e disiplinës, namazi kontakt direkt me Zotin

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se të gjitha adhurimet në islam e kanë çështjen e disiplinës.

Ai tha se Forma më e mirë për ta përmendur Zotin është që të falim namazin, pasi krijohet një kontakt direkt me krijuesin.

Kalaja: Të gjitha adhurimet në islam e kanë çështjen e disiplinës. Edhe agjërimi kanë atë kohën e tyre dhe disiplinën. Një njëri me disiplinë mund të arrijë shumë. Pjesë e kësaj mirësie që ka islami është edhe pjesa e faljes, duke krijuar një kontakt direkt me Zotin e gjithësisë.

Forma më e mirë për ta përmendur Zotin është që të falim namazin. Shembulli i namazit është si shembulli i lumit që lahesh 5 herë në ditë që nuk ngelet asnjë papastërti. Njeriu falet që t’i falen gjynahet, por kryesisht falen që të kenë kontakt me Zotin.