U përpoq të hapte derën e avionit, gjobitet me 82 mijë dollarë pasagjerja

Një grua e cila vitin e kaluar sulmoi ekuipazhin e avionit, ndërsa u përpoq që të hapte derën dhe të dilte jashtë  është gjobitur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja, emri i të cilës nuk është bërë publik është gjobitur me 81,950 dollarësh. Po ashtu ajo do përballet edhe me dënime të tjera pasi shqetësoi dhe tmerroi pasagjerët e tjerë.

Gruaja, në korrik të vitit të kaluar, ka kërcënuar një stjuardesë, ndërsa është përpjekur që të hapte derën e avionit.

Për fat të mirë ajo është ndaluar nga ekuipazhi, dhe është lidhur pas  një karrigie.