Ukraina: Rreziku i përdorimit të armëve kimike nga Rusia mbetet i lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 15:28
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të përdorë armë kimike kundër Ukrainës, duke i bërë jehonë paralajmërimeve të Presidentit Volodymyr Zelensky në fillim të javës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Të martën ajo tha se autoritetet po kontrollonin raportet e paverifikuara se Rusia mund të ketë përdorur tashmë armë kimike në rrethimin e Mariupolit.
Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se përdorimi i armëve kimike do të shënonte një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit.
Ato janë zotuar të ndërmarrin veprime nëse Rusia kryen sulem të tilla.
