Presidenti gjerman “non grata” në Kiev, po kancelari Scholz pse nuk udhëton drejt Ukrainës?!

Ukraina zyrtare nuk ka pranuar që vendin ta vizitojë presidenti gjerman Steinmeier. Sipas tyre ai ka qenë një zyrtar i lartë gjerman që ka ruajtur afrimitet të madh me Kremlinin. Vetë presidenti e ka cilësuar gabim doktrinën e tij të politikës së jashtme me Rusinë, “ndryshim përmes tregtisë”, që argumentonte se nxitja e lidhjeve të ngushta tregtare mund të ndihmojë në nxitjen e reformave demokratike.

Gjermanët kanë preferuar që të ruajnë një pozicion thuajse neutral në fillimin e agresionit rus në Ukrainë, për të vijuar më pas me vizitat e kancelarit gjerman në Moskë, e më pas në një front të ashpër kundër agresionit.

Ky përshkallëzim nuk është pëlqyer nga Kievi zyrtar, i cili ka pasur akuza për Merkelin dhe për zyrtarë të tjerë gjermanë për një politikë të butë ndaj Rusisë ndër vite.

Së fundmi, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se planifikoi të udhëtonte në Ukrainë së bashku me liderë të tjerë evropianë për të treguar solidaritet, por "kjo vizitë, me sa duket, refuzohej nga Kievi".

Media gjermane “Bild” citoi një diplomat ukrainas për rastin ku thoshte se presidenti gjerman nuk është i mirëpritur në Kiev për momentin për arsye të marrëdhënieve të ngushta me Rusinë në të kaluarën.

Vetë presidenti, dikur ish-ministër i Jashtëm e ka pranuar tashmë se ka ndjekur një politikë të gabuar ndaj Moskës. Ai kërkoi të shkonte në Kiev së bashku me presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë "për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën", por pala ukrainase nuk e ka pranuar vizitën e tij.

Steinmeier, që shërben në mandatin e tij të dytë si president gjerman, ka qenë ministër i Jashtëm në dy nga qeveritë e ish-kancelares Angela Merkel dhe është i njohur për qëndrimin e tij miqësor ndaj Moskës saj doktrinës që ndoqi “ndryshim përmes tregtisë”, që argumenton se nxitja e lidhjeve të ngushta tregtare mund të ndihmojë në nxitjen e reformave demokratike.

Presidenti ndërkohë ka bërë një kthesë 180 gradë sa i përket Putinit. Ai tha se mbështetja për Nord Stream 2 ishte gabim, ndërsa pas kësaj që ka ndodhur nuk mund të ketë kthim në normalitet me Rusinë e Putinit.

Liderë të ndryshëm të rëndësishëm në Perëndim kanë vizituar së fundmi Kievin, mes të cilëve kryeministri britanik Boris dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por shumë analistë po pyesin pse kancelari Scholz nuk po bën një udhëtim drejt Kievit?!