Avokat në Norvegji luftëtar në Ukrainë kundër Rusisë: Ka ushtarë dhe nga Ballkani. Na duhen avionë e artilieri e rëndë

Damien Magrou është me profesion avokat në Norvegji, por ka vendosur të shkojë në Ukrainë për të luftuar kundër pushtimit rus.

Ai drejton zyrën e shtypit të Repartit Ndërkombëtar të kësaj ushtrie me detyrën e menaxhon të gjitha praktikat e rekrutimit me ushtarë të rinj nga e gjithë bota.

Për të mësuar më shumë mbi repartin e luftëtarëve të huaj të Ushtrisë Ukrainase, RTV Ora realizoi një ntervistë ekskluzive me Damien Magrou.

Ai tregon se në repartin e tij ka ushtarë nga Ballkani dhe se ushtrisë ukrainase i duhen artilieri e rëndë dhe jo pushkë.

“Ne kemi nevojë për sistem kundër ajorë me rreze mbi 100 milje për të mbrojtur, qiellin e Ukrainës,  infrastrukturën e popullsinë ukrainase nga sulmet ruse. Kemi nevojë për avionë luftarakë që gjithashtu janë në listën e premtimeve të qeverive përëndimore.


Alba Kepi:  Faleminderit Damien për disponueshmërinë e realizmit të kësaj interviste. Nuk qe e lehtë. Nëse prezantohesh të lutem.

Damien Magrou: Unë jam Damien Magrou, drejtoj zyrën e shtypit të Repartit Ndërkombëtar të Ushtrisë së Armatosur Ukrainase.

Alba Kepi: Sa ushtarë ka momentalisht reparti juaj?

Damien Magrous: Për motive sigurie nuk mund të japim të dhëna të tilla, më vjen keq nuk mund ta jap këë infromacion, po për gjithcka tjetër e punën e zyrës tonë mund ta komentojmë bashkë.

Alba Kepi: Ok Damien, atëherë si është përbërja e këtij reparti të Ushtrisë ukrainase?

Damien Magrou:  Reparti ynë ka në përbërje ushtarë nga mbi 52 vende, nga cdo vend i Europës e i botës, Janë njerëz që i janë bashkuar këtij reparti të ardhur nga Norvegjia, Brazili, Korea e Jugut, apo nga vende të ndryshme të Europës, numri më i madh i ushtarëve të rekrutuar vijnë nga Anglia, Amerika, Polonia, nga vendet baltike, por dhe ato nordike, sic jam dhe unë vetë nga Norvegjia.

Alba Kepi: A ka në radhët tuaja ushtarë të ardhur nga vendet Ballkanike, pyes në veçanti për ata të ardhur nga Shqipëria e Kosova?

Damien Magrou: Nuk kam të dhëna të sigurta mbi luftëtarë shqiptarë e kosovarë, Po në rradhët e repartit tonë kemi njerëz të ardhur nga Ballkani, kemi kroatë, serbë, boshnjakë. Personalisht nuk më ka rastisur të takoj ushtarë të rekrutuar nga Shqipëria e Kosova, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi. 

Alba Kepi: Damien a është reparti juaj pjesë aktive e luftës? Nëse mund të thuash diçka më shumë?

Damien Magrou: Reparti Ndërkombëtar i Ushtrisë Ukrainase, është një njësi kompakte. objektivi ynë është të rekrutojmë sa më shumë luftëtarë me përvojë nga vendet të ndryshme për të luftuar në krah me ushtrinë ukrainase, pra në frontin e luftës.

Alba Kepi: Forcat e njësisë tuaj janë qytetarë të thjeshtë që vijnë nga këto vende apo njerëz që kanë një eksperiencë të mëparshme ushtarake?

Damien Magrou: Ne kërkojmë jo vetëm njerëz me eksperiencë në ushtri, por mbi të gjitha luftëtarë me përvojë në vijën e zjarrit, njerëz që dinë se c'ndodh në luftë, si veprohet e si të veprojnë. Ne nuk dimë se sa do të zgjas kjo luftë. Për të përgatitur ushtarë të rinj kërkon kohë e burime, prandaj jemi përqëndruar tek njerëzit me përvojë, që kanë qënë më parë në front, kanë jetuar situata lufte, e gjë që ne e zbulojmë kur në momentin e regjistrimit të tyre pranë zyrës tonë.

Alba Kepi: Si është situata në front? Për çfarë keni nevojë më shumë sot?

Damien Magrou: Situata bëhet çdo ditë e më e rëndë, edhe pse ushtria ukrainase mundi të çliroj disa fshatra e qyteza nga pushtimi rus. Sic i keni parë dhe fotot e tmerrshme të ditëve të fundit, situata është dramatike, të gjithë jemi troditur çfarë ndodhi me sulmin e pak ditëve më parë në stacioni hekurudhor të Kramatorskit, fakt që i shtohet krimeve të rënda të ushtisë ruse. Por fakte që nuk janë surprizë për mua, pasi ushtria ruse qysh ditën e parë shfaqi qysh ditën e parë të lutës që nuk ka as më të voglin hezitim për të sulmuar infrastrukturën e popullsinë civile. Këto foto janë dëshmi e krimeve të pushtimit rus në Ukrainë e duhet të jenë një thirrje zgjimi për qeveritë europiane për të dërguar armatimet e nevojshme që ka kërkuar ushtria ukrainase qysh në fillim të luftë. Lufta jonë është në kufijtë e demokracië, lirisë, lufta e popullit ukrainas nuk është vetëm për të ardhmen e tij, por për të ardhmen e Europës, popullsisë europiane e qeveritë e tyre duhet ta kuptojnë se ne nuk do jemi në gjëndje ta fitojmë këtë luftë pa armët e duhura, na duhen raketa kundër ajore, na duhe raketa kundër detare, na duhet artileri e rëndë, na duhet kohë. 

Siç dhe keni dëgjuar, në ditët e ardhshme pritet të ketë një sulm masiv të ushtrisë ruse në anën lindore të Ukrainës, e që mund të jetë vendimtar në fatin e luftës, e mund të jetë përcaktues për të ardhmen e Europës.

Mos përfshirja e NATO-s në këtë konflikt ka arsyet e veta e shumica e popullsisë ukrainase mund ta kuptoj këtë, por mosveprimi i qeverive europiane për mosdërgimin e armatimeve të kërkuara duhet të ndalet. Ushtrisë ukrainase i duhen këto armë për ta fituar luftën e shpresoj që ngjarjet tragjike të ditëve të fundit të jenë një thirrje zgjimi për qeveritë perëndimore.

Ne kemi nevojë për sistem kundër ajorë me rreze mbi 100 milje për të mbrojtur, qiellin e Ukrainës,  infrastrukturën e popullsinë ukrainase nga sulmet ruse.

Gjëja më e domosdoshme për ne ashtu siç kërkon prej 6 javësh dhe Presidenti Zelensky, është mbyllja e qiellit, ukrainas. Gjëja më e tmerrshme e kësaj lufte është lëshimi i bombave ruse mbi qytetet e popullsinë ukrainase e duhet të mbrohemi. Kemi nevojë për avionë luftarakë që gjithashtu janë në listën e premtimeve të qeverive përëndimore.

Jy më pyetët se për çfarë ka nevojë urgjente ushtria ukrianase e po them se ajo ç'ka i duhet në këtë moment është më pak fjalë e më shumë fakte e aksione të vërteta, e faktet janë dërgesat për të cilat ne kemi sot nevojë. Disa shtete po na dërgojnë pushkë, u jemi mirënjohës por nuk është mjaftueshëm, kemi nevojë për artileri të rënda.

Alba Kepi: Faleminderit Damien

Damien Magrou: Falmeniderit ty Alba e përshëndes popullsin shqiptar, kam mbetur i kënaqur shumë nga ngrohtësia e mikpritja e popullit shqiptar që është legjendare. Më ka pëlqyer shumë Shqipëria kur e kam vizituar.