Presidenti polak dhe homologët e vendeve baltike do të takohen me Zelenskyn në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 09:02
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.
Vendet tona "po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky", tha në Tëitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.
Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.
