Zelensky, ‘negociata’ me Putin: Ju jap aleatin tuaj rus, na ktheni ushtarët e kapur rob
Meqë negociatat Ukrainë-Rusi kanë ngecur, presidenti Zelensky i ka ofruar Vladimir Putinit që t’i japë aleatin e tij pro-rus të kapur në Kiev në këmbim të ushtarëve ukrainas që mbahen peng nga forcat e Moskës.
Presidenti ukrainas i ka bërë një ofertë presidentit Putin. Në këmbim të aleatit rus, i cili ndodhet në duart e Ukrainës, Zelensky i kërkoi Moskës t’i jepte ushtarët ukrainas të kapur rob.
Zelensky: Unë i propozoj Federatës Ruse të marrë këtë djalë dhe në këmbim të na japë çunat dhe vajzat tona të cilat janë në duart e rusëve.
Faqja zyrtare e Parlamentit ukrainas, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter tha se shërbimet sekrete të Kievit kishin kapur politikanin pro-rus Viktor Medvedçuk.
Ai ndodhej në arrest shtëpie për tradhti në kryeqytetin ukrainas, por u arratis në 24 shkurt, pasi forcat ruse u futën në Ukrainë.
Në adresimin e tij të përditshëm, Zelensky pranon faktin se rusët nuk kanë përdorur armë kimike siç u pretendua një ditë më parë.
Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të parandalojnë përdorimin e tyre.
Zelensky: Duke pasur parasysh kërcënimet e përsëritura të rusëve për të përdorur armë kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit dhe përdorimin e përsëritur të armëve me fosfor në Ukrainë, bota duhet të përgjigjet tani. Reagoni në mënyrë parandaluese.
Nëse Rusia përdor armë kimike apo biologjike, përgjigja e perëndimit nuk do të kishte më vlerë, thotë Zelensky.
Zelensky: Sepse pas përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, një përgjigje nuk do të ndryshonte asgjë. Dhe do të duket vetëm si një poshtërim për botën demokratike.

