Greqi/ Shokët vendosin lule, qirinj dhe mesazhe në vendin e aksidentit, ku u dogj 17-vjeçari shqiptar
Trëndafila të bardhë, qirinj, dia sende personale dhe mesazhe ngushëlluese janë vendosur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Kefalonia në Greqi, ku për fat të keq humbi jetën 17-vjeçari shqiptar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 11 prillit në zonën e Lassi Argostoli në Kefaloni të Greqisë.
Makina në të cilën ndodheshin 4 të rinj shqiptarë shpërtheu në flakë e për pasojë 17-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi nuk ka arritur të dalë nga makina.
Lamtumira e fundit Fabios do t'i jepet nesër të enjten në orën 15:00, në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Argostolit.

Ndërkohë në pranga ka rënë 19-vjeçar i shqiptarit pasi ishte ai që po drejtonte makinën në momentin kur ndodhi aksidenti i rëndë. 19-vjeçari, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes tragjike, përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Sipas mediave greke ai ishte shok i 17-vjeçarit dhe ditën që ndodhi ata kishin mbaruar mësimin dhe kishin dalë gjiro me makinë nëpër qytet.
