Emocionuese! Vajza nga Ukraina me numrin e shkruar në shpinë është e sigurt në Francë

Vajza nga Ukraina që u vë virale në internet pasi e ëma i shkroi numrin dhe emrin në kurriz tashmë është e sigurt.

Aleksandra Mako, nëna e Vira Makoviy-t, ka postuar në Instagram foton e së bijës.

“Ne arritëm të kalonim kufirin dhe tani jemi në jug të Francës”, shkroi ajo.

Në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, nëna kishte shkruar në shpinë emrin e saj, datën e lindjes dhe disa numra telefoni, në mënyrë që nëse nuk i mbijetonte luftës dikush të dinte identitetin e vajzës.

Sasha Makoviy tha se e bëri këtë në rast se familja ndahej ose vritej gjatë arratisjes nga Kievi.

“Në rast të vdekjes sonë, ajo mund të gjendej dhe do ta dinin se kush është,” shpjegoi Makoviy për BBC.

Familja tani ndodhet në Francë, në një ambient të sigurt.

Pasi ka arritur më në fund sigurinë pas një arratisjeje të gjatë përmes Moldavisë, Rumanisë dhe Belgjikës Makoviy thotë se ajo është “dërrmuar” mendërisht.