Ukraina, Papa Françesku: Paqja e arritur me forcë është vetëm një interval mes luftërave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 09:58
“Paqja që Jezusi na jep në Pashkë nuk është paqja që ndjek strategjitë e botës, e cila beson se mund ta marrë atë me forcë, me pushtime dhe me forma të ndryshme imponimi.Kjo paqe, në realitet, është vetëm një interval mes luftërave. Ne e dimë mirë këtë. "
Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë Audiencës së Përgjithshme.
"Agresioni i armatosur është një fyerje për Zotin," vazhdoi Papa, duke cituar gjithashtu Dostojevskin.
"Paqja e Jezusit nuk dominon të tjerët, ajo kurrë nuk është paqe e armatosur, kurrë. Armët e Ungjillit janë lutja, butësia, falja dhe dashuria e lirë për të afërmin, dashuria për çdo fqinj" tha ai.
