Kievi: Sot e pamundur hapja e korridoreve humanitare, Moska shkeli armëpushimin. Bombardime në Kharkiv dhe Mariupol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 09:33
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e dyzet e nëntë.
Presidenti amerikan Biden, gjatë një fjalimi në Ioëa akuzoi Presidentin rus Putin për gjenocid.
Ndërkohë bombardimet në Kharkiv dhe Mariupol vazhdojnë, me dëmtime të mëdha në infrastrukturë.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk në një mesazh në Telegram tha se asnjë korridor humanitar nuk mund të hapet sot.
Ajo akuzoi forcat pushtuese ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuojnë civilët.
Autoritetet ukrainase po punojnë për të rihapur sa më shpejt korridoret humanitare.
Në Mariupol, thotë kryetari i bashkisë, janë 100,000 njerëz që kërkojnë të evakuohen.
