Biden akuzon Putinin për gjenocid në Ukrainë

Presidenti amerikan e ka quajtur Vladimir Putinin një diktator që po kryen gjenocid në Ukrainë pasi nuk pajtohet dot me idenë e të qenit ukrainas. Edhe pse është i bindur se në Ukrainë po kryhet gjenocid, Biden tha se do t’ua linte në dorë juristëve ndërkombëtarë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur gjenocid atë që po ndodh në Ukrainë.

Si rrjedhojë, presidentin Putin e quajti indirekt diktator ndërsa ishte duke folur për inflacionin në Iowa.

Biden: Në fakt, ne kemi bërë tashmë përparim që nga marsi kur u mblodhën të dhënat e inflacionit. Buxheti juaj familjar nuk duhet të varet nga fakti që një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg. Për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimit të Putinit, unë kam autorizuar lëshimin e 1 milion fuçive në ditë.

Por ndërsa doli nga konferenca për mediet në Iowa, Biden e përforcoi thirrjen e tij për Putin ndërsa foli jashtë për gazetarët.

Ai tha se është e qartë që Putini po i spastron ukrainasit.

Biden: Po, e quajta gjenocid, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë e të qenit ukrainas. Dhe provat po shtohen është ndryshe nga sa ishte javën e kaluar, më shumë prova po dalin nga gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë. Dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin. Ne do t’i lëmë juristët të vendosin ndërkombëtarisht nëse është gjenocid apo jo, por sigurisht që mua kështu më duket.

Biden më parë nuk e quajti gjenocid atë që po ndodh në Ukrainë, sa i përket masakrës së Buças apo edhe asaj të Mariopulit.

Ndihmësit e tij kanë thënë se aktet e fundit të rusëve ende nuk mund të quhen gjenocid.

Hera e fundit që Biden shkaktoi tension politik ishte ndërsa foli për presidentin Putin nga Polonia, ku tha se ai nuk duhet të jetë më në krye të shtetit, deklaratë e cila u përgënjeshtrua më pas nga Shtëpia e Bardhë.