“Më tha zhvishu ose të vrava”, ushtari rus përdhunon 16-vjeçaren shtatzënë në Ukrainë

Një vajzë në moshën 16-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi nga ushtari rus i cili e përdhunoi.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ushtari rus e detyroi të hiqte rrobat ose përndryshe do ta qëllonte për vdekje.

Dasha, se ajo ishte strehuar me familjen e saj në një bodrum, kur një ushtar rus i cili ishte i dehur sulmoi nënën, dhe vëllezërit e saj, ndërkohë që 16-vjeçarin e mori veçmas.

 “Ai foli me mua dhe më pas më tha të zhvishesha. I thashë që nuk do të zhvishem. Më pas më kërcënoi se do të më qëllonte. Unë u zhvesha.  Shoku i ushtarit bëri një përpjekje me gjysmë zemre për ta ndaluar, tha ajo, por që rusi i cili ishte i dehur, nuk ndaloi.”- u shpreh ajo. 

Historia e 16-vjeçares, nuk është e vetmja pasi rusët dyshohet se kanë përdhunuar gra dhe fëmijë në Ukrainë.

Në Bucha, ku Rusia akuzohet për kryerjen e disa prej mizorive më të këqija të saj, 25 vajza dhe gra të moshës 14 deri në 25 vjeç u përdhunuan ndërsa mbaheshin rob në një bodrum. Nëntë nga gratë tani janë shtatzënë.