Ndërpreu shërbimet për shkak të luftës në Ukrainë, qindra rusë padi kundër Netflix

Përdoruesit rusë të Netflix kanë ngritur një padi kundër gjigantit të transmetimit për tërheqjen nga tregu rus.

Sipas mediave të huaja, përdoruesit, kërkojnë  kompensim prej  670,149 euro.

Netflix njoftoi në mars se po pezullonte shërbimin e tij në Rusi dhe po ndalonte përkohësisht të gjitha planet dhe blerjet e ardhshme në vend, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, mëngjesin e 24 shkurtit.

 ndërsa vlerësonte ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.


"Sot, një firmë ligjore që përfaqëson interesat e përdoruesve të Netflix ka ngritur një padi kundër shërbimit amerikan Netflix në një gjykatë në rrethin Hamovnitsky të Moskës “- thuhet në mediat e huaja.

Siç  raportohet, arsyeja e padisë ishte shkelja e të drejtave të përdoruesve rusë për shkak të refuzimit të të Netflix për të ofruar shërbime për Rusinë”.

Ende nuk ka pasur asnjë koment nga ana e Netflix.