Putini është kumbari i vajzës së tij, Ukraina arreston politikanin pro-rus, ishte në një "operacion sekret"
Politikani i arratisur pro-rus Viktor Medvedchuk është arrestuar në Ukrainë, thotë Shërbimi i sigurisë i Ukrainës
Ai kishte qenë në arrest shtëpiak pasi dyshohej për tradhti, por u arratis disa ditë pas pushtimit rus.
Medvedchuk, i cili thotë se Putini është kumbari i vajzës së tij, mohon akuzat.
Një fotografi në rrjetet sociale e tregon atë me pranga në duar dhe të veshur me rroba ushtarake ukrainase.
Zëdhënësi i Kremlinit thotë se e ka parë imazhin, por nuk mund të thotë nëse është i vërtetë, shkruan BBC.
No traitor will escape punishment, says the SBU.
— Mattia Nelles (@mattia_n) April 12, 2022
Medvedchuk was under house arrest when the Russian invasion began on 24 February. 4 days after that, he fled and went into hiding. The Ukrainian Intelligence spent a lot of time and resources chasing him…https://t.co/wEOgeI5WKM pic.twitter.com/X67k9WAn2x
Fotoja është publikuar edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyi ne një postim në rrjete sociale ku shton se shërbimi i sigurisë e arrestoi atë në një "operacion special".
