Vladimir Putin: Bisedimet me Ukrainën kanë dështuar, jemi në një situatë qorre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2022, 22:16
Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se bisedimet me Ukrainën kanë dështuar sepse pala ukrainase kishte bërë "pretendime të rreme" për krimet e luftës dhe kërkesa për garanci sigurie.
“Ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre”, tha Putin.
Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj për të mbrojtur rusisht-folësit e Ukrainës lindore.
Megjithatë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për mediat se edhe pse negociatat me Rusinë janë të vështira ata po bëjnë përpjekje që këto negociata të mos ndërpritet.
Ky është reagimi i paraë publik i Putin që kur trupat ruse u tërhoqën nga zonat veriore të Ukrainës.
