Xhaferri: Njeriu shfaq vetëm një imazh si kopje në hapësirën publike, ka harruar vetveten
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, pedagogen Anjeza Xhaferri u shpreh se njeriu nuk shpërfaqet më në hapësirën publike dhe atë politike, por shfaqet si një imazh
Ajo tha se në postmodernitet sidomos me shfaqen e internetit dhe rrjeteve sociale vendi ynë është duke jetuar modernitetin e vet dhe e ka përfaqësuar shoqërinë e spektaklit.
Xhaferri: Njeriu nuk shpërfaqet në hapësirën publike dhe atë politike, si i shqetësuar për hapësirën publike, por i pushtetar nga materialitet, shfaqet si një imazh në këtë hapësirë. Ai nuk komunikon përmes njerëzve, por shfaqet si një imazh dhe e kanë harruar vetveten.
Situata është më keq në postmodernitet sidomos me shfaqen e internetit dhe rrjeteve sociale kur informacioni qarkullon nga një cep i globit në tjetrin, edhe vendi ynë është duke jetuar modernitetin e vet dhe e ka përfaqësuar shoqërinë e spektaklit duke jetuar si në perëndim, pa i bërë pyetjet ekzistenciale. Është një kopje tashmë.