Hoxhë Piku: Besimi ndikon në të tria elementet që i ka dhënë zoti njeriut: mendja, zemra dhe trupin i tij

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ferit Piku u shpreh se pjesë e identitetit njerëzor është edhe besimi i tij, pra, parimet dhe vlerat ku ai beson.

Ai tha se besimi ndikon në të tria elementet me të cilat e ka krijuar zoti njeriun; pra, trupin, mendjen dhe shpirtin.

Piku: Në nivelin individual çdokush ka identitetin e tij, ka edhe në nivel popujsh. Pjesa e pandashme e këtij identiteti është edhe besimi i tij, pra, parimet dhe vlerat ku ai beson. Nëse njeriun do ta trajtonim ashtu sikurse e ka krijuar Zoti me 3 elementë; mendja e tij, shpirti dhe zemra e tij, pra emocionet dhe trup i tij fizik.

Besimi ndikon në të tria këto elemente. Te mendja atij i hap diapazonet të tjera të intelektit. Shpeshherë në mungesën e dritës së besimit krijon një përplasje me veten dhe fakte. Besimi vjen si një dritë. Besimi ndikon te mendja në identitetin mendor. Çdo njeri dhe botë ka shpirtin e tij. Besimi vjen për të orientuar ndjenjat e njeriut drejt asaj që është e dobishme. Edhe aspekti fizik ndikohet nga besimi.