Rama: Presim hapjen e negociatave në qershor. Dënojmë njëzëri krimet mizore në Ukrainë, t’i jepet fund luftës
Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij, tha se presin që negociatat për integrimin në BE, të hapen në qershor. Rama tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka shumë për të bërë në të gjitha drejtimet për t'u futur në BE.
Ndër të tjera numri një i qeverisë tha se procesi i integrimit nuk është një proces për të shkuar në Europë por për të ndërtuar një Shqipëri me standartet e Europiane.
Edi Rama: Gjeta një gatishmëri për të shtyrë procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimore, dhe natyrisht duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit për sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që shpresojmë të ndodhë në Këshillin që do të mbahet në qershor. Jem i të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet dhe jemi të vendosur t’I bëjmë të gjitha ato që duhen bërë. Procesi i integrimit nuk është një proces për të shkuar në Europë por për të ndërtuar një Shqipëri me standartet e Europiane.
Kryeministri nga Gjermania, ka bërë thirrje që lufta në Ukrainë duhet të ndalet ndërsa shprehet se dënon krimet që po kryhen atje.
Edi Rama: Ne jemi 100% në një linjë me kancelarin për agresionin rus. I dënojmë njëzëri krimet që po kryhen atje, dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kalvari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve dhe që faktikisht po bën reale në sytë e të gjithë botës atë që ne mendonim që nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Europë.
