Përplas makinën në gjendje të dehur, e reja godet punonjësit e policisë në Tiranë, arrestohet

Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia, për shkak se ka kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi kishte përplasur një mjet në gjendje të dehur, me makinën e saj.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja E. X, e cila është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh.

"E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Goditje për shkak të detyrës", pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës"- njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.