Video/ Rama niset drejt presidencës, do takohet me Presidentin gjerman

Kryeministri Edi Rama ndodhet në gjermani për një vizitë zyrtare.

Ai është nisur drejt presidencës ku pritet të zhvillojë një takim bilateral  me  z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë.

Takimi pritet të fillojë rreth orës 15:20.

Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohet nga ministrja Elisa Spiropali, Delina Ibrahimaj, si dhe zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.

Edi Rama e nisi vizitën e tij në Gjermani me një takim mirëseardhje nga kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.