Xhaçka flakë për flakë me Berishën: Shëmbëlltyrë e vdekjes politike, ish-kryeministri: Matu dy herë para se të flasësh
Ministrja Olta Xhaçka, i është përgjigjur ish-kryeministritr Sali Berisha, pasi ky i fundit lëshoi akuza duke thënë se qeveria është palë me grupet mafioze.
Në replikën e tij Xhaçka i është drejtuar Berishës duke i thënë se ai shihet se e kaluara e hidhur e vendit, ndaj nuk duhet të ishte fare në Kuvend.
Olta Xhaçka: Kjo është një seancë në respekt të gjithë qytetarëve, nuk është një seancë akuzash bajate me baltë dhe pa alternativa. Kjo është një seancë e cila pa diskutim duhet të ketë në epiqendër të vet zgjidhjet më të mira për ato çështje që iu i interesojnë shqiptarëve. Nuk e di se si na sheh Berisha ne, por e di qartë se si ju shohin ju Zoti Berisha, si e kaluara e hidhur e këtij vendi, si shëmbëlltyra e vdekjes politike që i ulërinë dëshpërimi së fatit të vet. Vulën në fakt ua ka vënë SHBA, por fatin tuaj e keni shkruar vet me duart e përgjakura të pushtetit tuaj. Ndaj një politikanë në pozitën tuaj nuk duhet të ishte këtu.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i liderit historik të PD, i cili me ironi i është drejtuar duke i thënë se nuk lë mbrapa as një personazh të letërsisë botërore.
Sali Berisha: E vërteta është n se në letërsinë e viteve ’60 u zhvillua një rrymë që quhej të keq-nisurit. Kush ka lexuar romanet e asaj kohe i ka parasysh. Olta nuk je larg asaj kategoria, ndaj dhe kur flet duhet të matesh dy herë, sepse e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë. Nga ana tjetër, duhet të informojë qytetarët se përsa i përket cinizmit njerëzor, zonja e nderuar mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore. Ky është grupi i shushunjave që po u pi gjakun qytetarëve.
