Përfshihet nga flakët shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë

Ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 11 prill.

Shtëpia përdorej prej vitesh si banesë e braktisur ku strehohen njerëzit në nevojë.

Dyshohet se njëri prej personave që qëndronte aty i ka vënë flakën një kolltuku për tu ngrohur.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe më pas ka marrë flakë një pjesë e banesës.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka arritur të vendosë nën kontroll flakët.