Në kërkim për protestën e çmimeve, ndalohet në kufi, Nikolli: S’kam qenë fare aty, do padis policinë

U ndalua nga policia me doganën e Hanit të Hoti, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet kryetari i shoqatës se ish-përndjekurve politik të Mirditës, Kol Nikolli.

Ai ka dhënë deklaratën para oficereve të policisë dhe është lënë i lirë, ndërsa deklaron se nuk ka qenë fare pjesë e protestës për rritjen e çmimeve organizuar në Mirditë.

Ndërkohë Kol Nikolli paralajmëron padi ndaj policisë për ndalimin e bërë duke thë se ishte nisur për në Podgoricë për punë.

“Sot rreth orë 08:30 isha nisur për në Podgoricë dhe më ndalon policia kufitare dhe më thonë se jam i ndaluar sepse isha në kërkim kombëtar. Unë u kam thënë se nuk jam dënuar kurrë. Më thonë se jam në kërkim lidhur me protestën e 10 marsit. Unë i kam thënë se nuk kam marrë pjesë në protestë, se kam pasur një ditëlindje, jo se jam kundër protestës, por nuk kam qenë aty. Nisën komisariatin e Mirditës dhe jam marrë në pyetje nga oficeri. Më tha 4 akuza mbi mua. Unë nuk kam qenë fare aty, ata s’kanë fare prova. Thjeshtë është bërë politike sepse jam kryetar i opozitës këtu. Unë punoj çdo ditë dhe lëviz lirshëm. Do t’i drejtohem prokurorisë dhe do të padis komisariatin e policisë sepse jam nisur për në Podgoricë për punë.”