Rama në bashkinë e Berlinit, merr një ari dhe dhuron këpucë. Befasohet në dalje nga fansi

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën e tij në Gjermani me një takim mirëseardhje nga kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Ndërsa e njohu me ambientet e godinës, kryebashkiakja i shpjegoi më gjerësisht planimetrinë e Bashkisë përmes një maketi që gjendej në holl.

Rama dhe Giffey shkëmbyen dhe dhurata mes tyre.

Kryeministri shqiptar mori një ari në skulpturë ndërsa dhuroi një model artizanal të këpucëve tradicionale shqiptare të bërë terësisht me dorë.

Në ikje, Rama u ndalua dhe nga një fans i pikturave të tij për të marrë një nënshkrim të kryeministrit.

Rama në bashkinë e Berlinit, merr një ari dhe dhuron