Emërohet drejtori i ri i Hekurudhës shqiptare, kush do ta zëvendësojë Ani Dyrmishin

Gentjan Liko është emëruar drejtori i ri i hekurudhës shqiptare, post ky i mbajtur nga Ani Dyrmishi.

Mësohet se Liko ka marrë detyrën ditën e sotme.

Më parë ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të bordit dhe sekretarit në ministrinë e Telekomunikacionit.

Ani Dyrmishi dha dorëheqjen 5 ditë më parë nga posti i drejtorit të hekurudhës, më 6 prill.