Kalaja historike pa turistë, ekspertët: Lufta në Ukrainë do të ndikojë në turizmin këtë sezon
Pasojat e luftës në Ukrainë po godasin edhe turizmin. Ndryshe nga vitet e tjera, në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës, numri i turisteve nga Ukraina dhe vendet e tjera të Evropës Lindore është reduktuar ndjeshëm. Shkak për këtë situate është bërë konflikti Ukrainë-Rusi.
Është ndër kalatë më të rëndësishme të vendit, por ajo e Lezhës në këtë periudhë shumë pak vizitorë.
Për ditë të tëra aty mund të mos shkojë asnjë turistë për ta parë atë.
"Pas luftës shumë pak njerëz, përjashto fëmijë,që mund të vijnë por dhe ato fëmijë të qytetit janë. Po shkon nganjëherë tre ditë edhe katër ditë madje pa ardhur asnjë vizitorë. Ky është një monument i jashtëzakonshëm një ndër pesë kështjellat më kryesore të Shqipërisë".
Situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për këtë kështjellë, pasi lufta në Ukrainë po ndikon në numrin e turistëve.
Vitet e fundit aty kishin nisur të shkonin turistë nga Evropa Qendrore dhe ajo lindore, por tanimë gjithçka është pezulluar.
"Para shpërthimit të luftës vinin dhe nga Evropa Qendrore, çek, sllovak, ukrainas, por zakonisht numri shkon në 3 mijë turistë".
Kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës është aseti historik më i rëndësishëm i këtij rajoni dhe në kohë normale, interesi i vizitoreve për këtë monument është mjaft i lartë, ndërsa sipas zyrtarëve lokalë tanimë ajo mund të vizitohet më së shumti nga nxënësit e shkollave të Shqipërisë.
