Rrugët që nuk kalohen në Kurbin, Bashkia asnjë masë, banorët: Këtu thyhen këmbët!

Dhjetëra rrugë në Bashkinë e Kurbit janë lënë në mëshirë të fatit. Akset rrugore janë mbushur me gropa dhe me ujë, ndërsa shumë prej tyre në ditë me shi janë pothuajse të pakaluara. Banorët thonë se janë ankuar disa herë në bashki në e drejtuar nga socialistja Majlinda Cara, por nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhje.

Gropat e mëdha në rrugë janë mbushur me ujë, ndërsa ajo është bërë e pakalueshme.

Janë dhjetëra akse në lagjet e Laçit që janë lënë pa asnjë investim serioz.

Vetë banorët thonë se herë pas here këto rrugë rikonstruktohen, por sapo bie shi gjithçka shkatërrohet.

"I riparojnë herë pas herë me një shtresë çakull. Sa të bjerë shi prishet prapë."

"Problem për gjithë lagjen."

Shoferët e automjeteve shprehen të shqetësuar për situatën, pasi janë të deyruar që të udhëtojnë në këto rrugë pa mundësi alternative.

"Dëmtohet mjeti në gropa."

"Këtu thyhen këmbët, ti thua a dëmtohet makina."

"Është problem serioz, e kemi të përditshme."

Ata thonë se janë ankuar disa herë në bashkinë e drejtuar nga Majlinda Cara, por zgjidhja nuk ka qenë kurrë serioze.

"Do bëhet, do bëhet, thonë."

Zgjerimi i Unazës së qytetit të Laçit është një planet e Bashkisë, dhe një projekt i tillë do të zgjidhte mjaft problematika, por deri ëm tani ka mbetur vetëm si premtim.