Edi Rama në Berlin për çeljen e negociatave. Sot takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.

Që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ne duhet të kujdesemi që t'i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinjë”, tha ai në fund të marsit pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer. Është shumë e rëndësishme, që të çelim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan DW. 

Çdo zvarritje e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të lëndueshëm dhe të hapur për ndikimin e palëve të treta”.

Scholz bëri thirrje për të mobilizuar një përkrahje sa më të gjerë dhe u zotua se Gjermania do të bëjë të vetën.