PD i takon "Rithemelimit", vendimi i Gjykatës së Tiranës pret Apelin për të marrë formë të prerë
Vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili njohu vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor që u thirr nga Grupi i Rithemelimit ka hyrë në terma ligjorë.
"Ka mendime të ndryshme juristësh në lidhje me ankimimin e bërë nga zoti Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit" raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi.
Gjykata e Tiranës të premten bëri nnjë njoftim sipas të cilit pavarësisht se vendimi i saj hyn në fuqi ditën e sotme, 11 prill, do të duhet të presë vendimin që do të marrë gjyqtarja Blerina Muça.
Muça nuk ka vendosur ende një datë. Ajo do ta shqyrtojë në Dhomë Këshillimi.
"Ajo do të vendosë nëse do të pramnojë apo jo ankimimin që është bërë nga Alibeaj në emër të PD. Sakohë ajo nuk është shprehur, në vendimin e Gjykatës së Tiranës nuk shkruhet që vendimi merr formë të prerë dhe si i tillë nuk është i zbatueshëm" raporton gazetarja.
Nga informacionet e Ora News në Gjykatën e Apelit as ankimi i PD nuk ka shkuar ende.